AKTUALE

Azgan Haklaj në mbrojtje të News 24: Liria e medias është e drejtë themelore

🚨 REAGIM:

Të ndalet menjëherë presioni dhe sulmet ndaj medias së pavarur dhe News 24!

Dënojmë me forcë sulmet dhe gjuhën intimiduese të përdorur së fundmi nga Kryeministri Edi Rama ndaj televizionit News 24 dhe gazetarëve të tij. Përdorimi i pushtetit ekzekutiv për të ushtruar presion mbi linjën editoriale të një medieje të pavarur përbën një shkelje të rëndë të parimeve demokratike dhe një goditje direkte ndaj lirisë së shprehjes.
Gazetarët dhe mediat kanë për detyrë kushtetuese të informojnë publikun, të analizojnë me kritikë punën e qeverisë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga pushteti.
Çdo tentativë për t’i denigruar, shantazhuar apo frikësuar ata përmes retorikës publike apo mekanizmave shtetërorë është e papranueshme.
Përmes këtij reagimi kërkojmë:
Të ndalet menjëherë presioni i çdo lloji ndaj gazetarëve të News 24 dhe të gjitha mediave në vend.
Nga Qeveria dhe kryeministri:
Të heqin dorë nga gjuha e urrejtjes, sulmet personale dhe tentativat për të kontrolluar fjalën e lirë.
Nga Institucionet dhe Partnerët Ndërkombëtarë:
Të monitorojnë me vëmendje të shtuar këtë përshkallëzim dhe të reagojnë në mbrojtje të gazetarisë së pavarur.
Liria e medias nuk është një privilegj i pushtetit, por një e drejtë fondamentale e qytetarëve për t’u informuar.

Banner

Related posts

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Gjyla Halili

“Pushteti po dridhet, është në përpëlitje”, Berisha mesazh Ramës: Po bën përpjekje të tmerrshme për të penguar pluralizmin, por opozita do triumfojë

admin

Mickoski heq dorë nga Fatmir Limani: Për fatin e tij, vendos VLEN-i

Gjyla Halili