AKTUALE

Mexhiti – Christoph Sommer: Zvicra mbetet partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të vendit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi takim me Ambasadorin e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Christoph Sommer, gjatë të cilit u diskutua për zhvillimet aktuale politike, proceset reformuese dhe perspektivën evropiane të vendit.

Gjatë takimit, Mexhiti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Konfederata Zvicerane i ka ofruar Maqedonisë së Veriut në fusha me rëndësi për zhvillimin demokratik, institucional dhe ekonomik.

“Zvicra ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm i vendit tonë. Mbështetja e saj e vazhdueshme për proceset reformuese, zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian paraqet një kontribut të çmuar për të ardhmen e vendit,” u shpreh Mexhiti.

Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik në funksion të avancimit të reformave dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Banner

Related posts

Arifi për debatin në parti: Shokët tanë është mirë që bashkërisht me ne, ta përkujtojnë rëndësinë e BDI-së edhe në Ballkan

admin

Xhaferi ia dorëzoi detyrën Mitrevskit: Uroj mbarësi dhe punë të suksesshme

Gjyla Halili

Sot mblidhet Kryesia Qendrore e ASH-Taravari, pritet të merret vendimi për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale

Gjyla Halili