AKTUALE

Hoxha paralajmëron projektin më të madh në Tetovë: mbi 30 milionë euro për stacionin e ujërave të zeza

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, paralajmëroi nisjen e projektit më të madh infrastrukturor në Tetovë, ndërtimin e stacionit për pastrimin e ujërave të zeza dhe vendosjen e sistemit të kolektorit në këtë qytet.

“Procedurat janë në fund dhe shpresojmë se javëve në vazhdim do të fillojmë edhe të realizojmë projektin”, deklaroi Hoxha në emisionin ZOOM në RTVM2.

Sipas tij, për projektin janë ndarë mbi 30 milionë euro, mjete që sigurohen nga Bashkimi Evropian nëpërmjet instrumentit IPA, përkrah bashkëfinancimit shtetëror.

Hoxha tha se Ministria po realizon projekte në të gjitha komunat, pavarësisht madhësisë së tyre apo përkatësisë politike të kryetarit. “Nuk bëjmë dallim se kryetari është i këtij subjekti politik apo është i atij subjekti politik”, theksoi ministri, duke shtuar se projektet në fushën e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor janë thelbësore për ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve.

Ai përmendi ndërhyrjet në ujësjellës, kanalizim, si dhe pastrimin e mirëmbajtjen e shtretërve të lumenjve në vend. “Qytetarët meritojnë të jetojnë më mirë dhe meritojnë të jetojnë në kushte më të mira”, tha Hoxha.

Banner

Related posts

Në Zagreb MEGA KONCERT me slloganin “Jam këtu” nga Ansambli shtetërorë i Maqedonisë së Veriut

admin

NATA E KADRIT – NATË E PRANIMIT TË LUTJEVE

Gjyla Halili

UNSH: Bashkëpunimi dhe përbërja e listës zgjedhore, garantojnë fitore madhështore që do të vulosë pushtetin e partive shqiptare në Malësi

admin