AKTUALE

Xhaferi ia dorëzoi detyrën Mitrevskit: Uroj mbarësi dhe punë të suksesshme

Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot i ka dorëzuar detyrën kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit, Jovan Mitrevski.

Xhaferi në fjalimin e tij ka uruar kolegun Mitrevski për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese profesionale dhe mbarësi.

“Në takimin e fundit që patëm me ju si gazetarë patëm rastin të flasim për gjithçka që kemi kryer në këtë mandat. Sot mandati I kaloi kryeparlamentarit të ri, z.Mitrevskit. Seanca e radhës është më datë 27, ndaj unë i uroj shëndet dhe mbarësi, të jetë bashkërënditës në gjitha sukseset dhe punët e tjera që na presin, ashtu siç kaluam nja 7 vjeçar me suksese. Uroj të mos ballafaqohet me situata mbase problematike më të cilat më ka ndodhur të ballafaqohem ndonjëherë. Uroj vetëm mbarësi dhe të mira. Suksese!”, deklaroi Xhaferi.

Banner

Related posts

115 vjet nga ngritja e Flamurit Shqiptar në Bratilë – Kryengritja e Malësisë së Madhe 1911

Gjyla Halili

ALI AHMETI KA MBIJETUAR NË KATËR ATENTATE

Gjyla Halili

Kakuris: Është e rëndësishme për ekonominë gjatë zgjedhjeve të ketë konsolidim fiskal dhe minimizim të pozicioneve qorr-sokak politike

Gjyla Halili