AKTUALE

Mashtrim milionësh në Shkup, menduan se po investojnë në kripto valuta

Më 28.07.2026 në ora 14:30 në SVR Shkup, një 24-vjeçar dhe një 20-vjeçar, të dy nga rrethi i Shkupit, kanë raportuar se janë mashtruar nga H.D. për shuma prej 923.000 denarësh dhe 1.390.000 denarësh.

Sipas raportimit, H.D. i ka bindur të investojnë para në kriptovaluta. Paratë i kanë paguar në një këmbimore, pas së cilës u janë dërguar njoftime me email se paratë janë depozituar.

Pasi kanë vendosur të tërheqin paratë dhe fitimin, 24-vjeçarit i është thënë se nuk mundet pa pëlqimin e H.D., ndërsa 20-vjeçarit se emailet janë të rreme, pas së cilës të dy kanë kuptuar se janë mashtruar.

Po merren masa për sqarimin e rastit.

Banner

Related posts

Problemet në universitete dhe ligjëruesit disa vite pa vendime, flet ministrja e Arsimit, Janevska

Gjyla Halili

Lëvizja: BDI dhe ASH janë pengesa kryesore për heqjen e përkufizimit 20% nga kushtetuta e RMV

admin

UT dhe UEJL hapën dyert për maturantët

Gjyla Halili