AKTUALE

Ali Ahmeti: Me mobilizim dhe besim, Buteli do të jetë pjesë e historisë sonë fitimtare

Gjatë një tubimi të AKI-së me qytetarët në komunën e Butelit, Ali Ahmeti, ritheksoi rëndësinë e mobilizimit të plotë në këtë komunë, duke e cilësuar Butelin si një zonë me potencial të madh për ndryshim dhe përfaqësim dinjitoz.

Gjatë vizitës në Butel ritheksuam nevojën e mobilizimit të gjithëmbarshëm, sepse Buteli ka potencial të madh dhe meriton të jetë pjesë e historisë sonë fitimtare,” tha Ahmeti.

Ai bëri thirrje për unitet, besim të ndërsjellë dhe përkushtim të përbashkët drejt fitores në zgjedhjet e 19 tetorit:

“Me bashkim, besim dhe përkushtim, të ecim përpara!” ishte mesazhi i tij i qartë dhe motivues.

Tubimi në Butel u prit me entuziazëm nga qytetarët, të cilët shprehën mbështetje për vizionin e Aleancës Kombëtare për Integrim dhe kandidaturën që premton zhvillim dhe përfaqësim të denjë për të gjithë banorët e kësaj komune.

Banner

Related posts

Çelësi për zorrë të shëndetshme dhe tretje të mirë: Duhet të hamë 30 gramë nga ky ushqim çdo ditë

admin

FATI I BDI NUK ËSHTË AS SI I PPD E AS SI I PDSH, SEPSE ALI AHMETI NUK ËSHTË AS SI NEVZAT HALILI E AS SI ARBËR XHAFERI

Gjyla Halili

“Haxhi pishmani”, Taravari heq dorë nga “presidenti shqiptar” (Detaje)

Gjyla Halili