Veprimtari Luan Veliu ka ndarë një mesazh përkujtimor në rrjetet sociale, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe kujtimin e rezistencës në Gostivar.
Në postimin e tij, Veliu ka theksuar se sakrifica e Shpend Iseinit, Nazmi Saliut dhe Milaim Dautit, së bashku me të gjithë të plagosurit dhe kontribuuesit e tjerë, mbetet pjesë e pandashme e kujtesës historike.
“Emra që nuk do të harrohen kurrë”, shkruan Veliu, duke vlerësuar se kujtimi për dëshmorët do të ruhet dhe përcillet ndër breza me krenari dhe respekt.
Ai ka shprehur nderimin e tij për të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre, duke përmbyllur mesazhin me urimin për kujtim të përjetshëm dhe lavdi për dëshmorët.
Ja postimi plotë:
29 vite, nga rezistenca duarthat, në Gostivarin legjendar.
Do të qendiset, gjenerat pas gjenerate, me mallë, krenari, duke ruajtur e ngrritur Lavdin!
Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti – emra që nuk do të harrohen kurrë. Së bashku me qindra të plagosur, ata falën gjakun e tyre, duke e skuqur tokën e atdheut, që ne dhe të gjitha brezat që do të vijnë ta gëzojmë lirinë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre, nën hijen e Flamurit për të cilin dhanë jetën!
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve!
Gostivar, 9 korrik 2026


