AKTUALE

Komuna e Tuzit mbështet gratë sipërmarrëse: Nënshkruhen kontratat me përfituese të programit të mbështetjes së ndërmarrësisë

Komuna e Tuzit nënshkroi sot kontratat me përfitueset e Programit për mbështetjen e ndërmarrësisë së grave për vitin 2025.

Përmes këtij programi, Komuna e Tuzit vazhdon të mbështesë gratë sipërmarrëse, duke u krijuar mundësi që idetë e tyre të shndërrohen në biznese më të zhvilluara, vende të reja pune dhe vlerë të shtuar për ekonominë lokale, tha Lindon Gjelaj, Kryetar i Komunës së Tuzit

Në bazë të vendimit të Komisionit për ndarjen e mjeteve, mbështetje financiare përfituan:

Aurora Vulaj – SHPK “Kids Home” – 5.095,18 €;
Sanela Gjokoviq – SHPK “All Things by Sanela” – 4.356,00 €;
Lirija Lulgjuraj – SHPK “MATEO-TEO” Tuz – 3.823,83 €;
Suzana Berishaj – SHPK “Cute and Sweet Events” – 3.295,25 €;
Tereza Dreshaj – SHPK “ML TRAVEL” Tuz – 2.377,00 €;
Sabina Shahman – SHPK “Salloni i bukurisë Sabina Magic” Tuz – 1.895,20 €.
Jam i bindur se kjo perkrahje do të kontribuojnë në zhvillimin e bizneseve të reja dhe në fuqizimin e rolit të grave në ekonominë e Malësisë.

Urime të gjitha përfitueseve dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre sipërmarrës!

Malësia në duar të sigurta, përfundoi Gjelaj.

Banner

Related posts

“Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve! Në paraburgim jam ata që nuk mund të pengojnë procesin

Gjyla Halili

“Levica”, Bejxhan Iljas dhe Ilir Demiri, mundësuan që ‘Safe City’ të kalojë në Kuvend

Gjyla Halili

“Gjendja e pritjes”: Arsyeja pse ti nuk i përfundon kurrë gjërat në momentin që duhet

Gjyla Halili