Veprimtari Luan Veliu mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Zajaz, ku nisën veprimtaritë kushtuar Festave të Nëntorit 2026.
Aktiviteti u zhvillua pranë monumentit „Nëna Shqiptare“, në prani të shumë pjesëmarrësve dhe personaliteteve, në krye me Komandantin Ali Ahmeti.
Me këtë rast u vu në pah rëndësia historike e monumenteve kombëtare, të cilat përfaqësojnë kujtesën, sakrificën dhe identitetin e popullit shqiptar.
Monumenti „Nëna Shqiptare“ në Zajaz, krahas monumentit „Nëna Shqipëri“ në Tiranë dhe monumentit të Lavdisë „Adem Jashari“ në Prekaz, përbën një simbol të rëndësishëm të kujtesës dhe bashkimit kombëtar.
Pjesëmarrja në Zajaz shënon fillimin e aktiviteteve festive, me respekt për sakrificën e të parëve dhe me përkushtim për ruajtjen dhe përcjelljen e vlerave kombëtare ndër breza.
Gëzuar Festat e Nëntorit!
Ja postimi plotë:
ZGJODHËM ZAJAZIN, PËR TË NISË ME FESTAT E NËNTORIT 2026!
Me sakrificat historike të të parëve tanë, në rrugëtimin ndër breza, u lanë vepra të mëdha, përmes të cilave populli shqiptar identifikohet si komb, në shtetet dhe trojet e veta.
Ata u bënë dalëzotës të historisë, duke ruajtur kujtesën kombëtare, duke vizituar dhe shënuar përvjetorët e Lavdisë dhe festuar fitoret!
U ngritën monumente, si pika bashkimi në kremtimin e festave kombëtare, në veçanti të festave të Nëntorit!
Krahas monumentit “Nëna Shqipëri” në Tiranë dhe monumentit të Lavdisë, “Adem Jashari”, në Prekaz, radhitet edhe monumenti “Nëna Shqiptare” në Zajaz, vepër e rilindasit të fundit, Ali Ahmeti.
Ne zgjodhëm të jem të pranishëm në Zajaz. Bashkë me shumë të tjerë, në krye me Komandantin Ali Ahmeti, nga ku nisin aktivitetet kushtuar festave të Nëntorit!
Gëzuar, shqiptarë!
21.11.2026



