AKTUALE

Kurti takon koalicionin VLEN

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim liderët e koalicionit VLEN në Maqedoninë Perëndimore, Bekim Qoku, Bilall Kasami, Arben Taravari, Izet Mexhiti e Afrim Gashi, të cilët i përgëzoi për rezultatin zgjedhor më 8 maj, duke thënë se është hera e parë që opozita shqiptare arrin mbi 100.000 vota.

Në takim u diskutua për çështje me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore, si dhe çështje tjera me rëndësi. Shqetësuese për palët vazhdon të jetë influenca ruse dhe serbe, e cila ndodh edhe përmes rrjeteve korruptive e kriminale.

Zhvillimi i infrastrukturës që ndërlidh Kosovën dhe Maqedoninë Veriore ishte një ndër temat kryesore të diskutimit, bashkë me ide e projekte për gjallërimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor e arsimor.

Takimi u zhvillua në frymë të bashkëpunimit të përzemërt, duke mbajtur parasysh se shqiptarët në Ballkan janë faktor në mbështetje të demokratizimit, integrimit evropian, paqes e sigurisë dhe qëndrueshmërisë euroatlantike.

Banner

Related posts

Florin Besimi pas shpalljes së vendimit për Spitalin Modular: Kjo nuk është drejtësi, familjarët e viktimave nuk e meritojnë këtë

Gjyla Halili

Kopshti “Foleja” në Triesh, një kthesë historike – Agron Dedivanaj: Po ndërtohet e ardhmja e kombit

Gjyla Halili

Serwer: Presioni që po i bëhet Kosovës nga Perëndimi është i padrejtë

admin