AKTUALE

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me Kris Pavllovski, drejtor i Rambl

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova realizoi tkaim me Kris Pavllovski, drejtor i kompanisë kryesore botërore për platforma digjitale, Rambl, i cili ndodhet për vizitë në vendin tonë në kuadër të konferencës Maqedonia 2025.

Në tkaim, siç kumtoi kabineti i presidentes, Pavllovski e prezantoi punën e Rambl, kompani e cila qëndron lartë në inndeksin Nazdak në bursën e Nju-Jorkut, me video platformën e vetë të etabluar dhe është në ngritje në veprimtarinë e zhvillimit të infrastrukturës digjitale dhe shërbimeve kllaud.

Si sipërmarrës kryesor me prejardhje maqedonase, Pavllovski shprehi mendime për gjendjen në sektorin digjital, për trendet dhe perspektivat të cilat mund të shfrytëzohen

Presidentja Siljanovska Davkova e informoi Pavllovskin për nismën e saj për zhvillim të bashkëpunimit me diasporën e vendit, m qëllim që maksimalisht të shfrytëzohen të gjitha mundësinë për zhvillim ekonomik të vendit.

Banner

Related posts

Mickoski me porosi për Mitsotakis: Kanë ikur kohët e politikanëve që poshtërohen

Gjyla Halili

Mexhiti: Shqiptarët na e dhanë legjitimitetin për t’i përfaqësuar në qeverinë e re

Gjyla Halili

Diana Toska nga Fronti Europian: Moratorium për ndërtimet e reja në Çair

Gjyla Halili