AKTUALE

Të mërkurën votohet në 7 vendvotime, Fronti Europian mund të humbasë dy deputetë

KSHZ duhet të organizojë zgjedhje përsëri në të gjitha shtatë vendvotimet, të cilat do të mbahen të mërkurën më 22 maj. Kjo pasi Gjykata Administrative nuk e pranoi asnjë nga 7 ankesat e Frontit Europian.

Konstatoj se Komisioni njëzëri miratoi propozimin që të rivotohet në këto vendvotime. Më falni, votimi do të mbahet më 22 maj 2024, që do të thotë të mërkurën e ardhshme”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

Nga koalicioni VLEN e përshëndetën vendimin e Gjykatës Administrative, duke thënë se ky vendim është në një vijë me vullnetin e shprehur të qytetarëve më 8 maj. Meqenëse gara për një deputet më tepër për VLEN-in do të zhvillohet në vendvotimin 2101 në Zhelinë, ata u bëjnë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë sa më masovikisht.

Banner

Related posts

DEBAT BASHKËBISEDUES ME ADEM DEMAÇIN

Gjyla Halili

Jep dorëheqje drejtori NP parqe dhe gjelbërim e Shkup, Zuhejr Rexhepi

admin

“Me i nxjerr për dere, për dritare do të hyjnë” – Arbër Ademi kritikon VLEN-in për mosrealizimin e ndryshimeve kushtetuese

Gjyla Halili