AKTUALE

Komuna e Kërçovës ndan 600.000 denarë për familjet që pësuan në tragjedi në Koçan

Këshilli Komunal i Komunës së Kërçovës në një seancë të jashtëzakonshme ditën e sotme, e cila filloi me një minut heshtje për të gjithë viktimat e tragjedisë në Koçan, ndau 600.000 den për familjet që pësuan nga kjo tragjedia.

Në seancën e sotme u konstatua dhe u vendos se “Lejohet shrytëzimi i mjeteve financiare nga rezerva rrjedhëse dhe e përhershme të Buxhetit të Komunës së Kërçovës për vitin 2025 në lartësi të përgjithshme prej 600.000,00 den. Mjetet financiare nga paragrafi një i këtijë neni ndahen në formë të ndihmës financiare për rastin tragjik të shkaktuar nga zjarri në Komunën e Koçanit me pasoja fatale për persona të ri dhe mbi 150 të lënduar.

Mjetet financiare do të paguhen në llogarin e destinuar të Kryqit të Kuq për ndihmë të personave që kanë pësuar nga rasti.

Banner

Related posts

ADMINISTRIMI  I POLITIKAVE JO TË ÇASTIT  ÇELËSI I QYTETËRIMIT

Gjyla Halili

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Seanca e Spitalit Modular do të vazhdoj me 13 maj

Gjyla Halili