AKTUALE

Komuna e Gostivarit ndan 1 milion denarë për tragjedinë në Koçan

Me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, kjo komunë sot ka njoftuar se ka miratuar një ndihmë financiare prej 1.000.000 denarësh për familjet e viktimave dhe të lënduarve në tragjedinë e Koçanit.

Vendimi u mor gjatë një seance të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal, e cila filloi me një minutë heshtje për të nderuar 59 jetët e humbura në zjarrin tragjik të 16 marsit.

Kryetari Limani theksoi se në ngjarje të tilla të rënda duhet të jemi të bashkuar, përcjell TV21.

Banner

Related posts

Fillon sot gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit

Gjyla Halili

Qytetarët: Fronti Europian fitues i zgjedhjeve me 19 deputetë, VLEN humbës me 13 deputetë

Gjyla Halili

Panairi i librit në Shkup/ Nisi panairi i librit – të rinjtë më të interesuar për librat!

Gjyla Halili