AKTUALE

Lladrovci pret në takim ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu

Kryetari i komunës së Drenasit, priti në takim, ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja dhe kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Pas diskutimit për çështjet e aktualitetit politik, këmbyem përvoja për zhvillimin lokal, arritjet, synimet dhe sfidat që e përcjellin atë, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

Me nderim e kënaqësi, prita në takim dy miq, dy personalitete të shquara të jetës publike e politike të Shqipërisë, ministrin e Drejtësisë, z. Ulsi Manja dhe kryetarin e Bashkisë së Lezhës, z. Pjerin Ndreun.
Pas diskutimit për çështjet e aktualitetit politik, këmbyem përvoja për zhvillimin lokal, arritjet, synimet dhe sfidat që e përcjellin atë.
Bashkia e Lezhës është tashmë destinacion i parapëlqyer për qytetarët tanë dhe zhvillimi i qytetit emblematik të Besëlidhjes, është shumë i mirëpritur dhe i jep hov iniciativave të ndryshme për thellimin e bashkëpunimit.
Projektet infrastrukturore e përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe është sfidë që na preokupon të gjithëve.
Në shenjë nderimi për vizitën, ministrit Manja dhe kryetarit Ndreu, ua dhurova librin e Bedri Islamit, kushtuar heroit e heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, “Përjetësia e dyfishtë”.
Faleminderit miq!
https://www.facebook.com/1653723698/posts/pfbid02BXaVhvEwg8h1WJLvQKaHKyhMHjhbo4SUxLTsddwdwE1hhsVWvHfiuBioy41GZDytl/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Abdixhiku: Zgjedhjet në degët e LDK-së në kryeqytet janë shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

admin

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI PËR VIZITË KORTEZIE AMBASADORIN E RI TË REPUBLIKËS FRANCEZE NË SHKUP SH.T. KRISTOF LE RIGOLER

Gjyla Halili

Thirrje e kryetarit të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA – Kërçovë lidhur me koalicionin opozitar VLEN!

Gjyla Halili