AKTUALE

IFTAR ME MIQË TË VEÇANTË


Sot, 25.03.2024, Myftinia e BFI – Tetovë organizoi “IFTAR ME MIQË TË VEÇANTË”
Ky iftar  u shtrua nga ana e Myftinisë së Tetovës për  personat me nevoja të veçanta gjegjësisht për nxënësit e Paraleles Speciale të Shkollës fillore  Liria në Tetovë.
Në fjalën e tij, Myftiu dr. hfz. Selver Xhemaili përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi udhëhqësinë e Shkollës Liria si dhe të gjithë ata që pranuan të jenë pjesë e këtij iftari. Ai shtoi se të gjithë ne jemi krijesa të Zotit të Madhërishëm dhe çdonjëri prej neve ka anët e tij të veçanta. Vetëm duke respektuar dhe nderuar njëri tjetrin ashtu siç jemi ne kemi mundësi të jemi më besimtar dhe më të devotshëm. Lus Allahun Mëshirdhurues që t’iu ndihmojë juve, familjeve të juaja si dhe stafit të arsimtareve që kujdesen për këtë paralele.
Gjithashtu nga stafi i paraleles speciale defektologia Nijar Sulejmani falenderoi Myftininë e Tetovës për ftesën dhe realizimin e këtij iftari duke theksuar që ky bashkëpunim të jetë i vazhdueshëm.

Zoti ju bekoftë.


Banner

Related posts

Mexhiti: Prioritet Investimet për Siguri dhe Menaxhim të Mbetjeve në deponinë Drislla

Gjyla Halili

Taravari i përgjigjet BDI-së: Ende nuk jemi mandatuar, ne nuk mund të realizojmë pa filluar punën ato që ju nuk i bëtë për 22 vjet

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës, Selver ef. Xhemaili: Gëzimi i fëmijëve është gëzimi ynë

Gjyla Halili