AKTUALE

El Hilal Tetovë, mbi 80 çanta shkollore për fëmijët dhe familjet në nevojë

Tetovë – Organizata humanitare El Hilal Tetovë po përgatitet për aktivitetin e radhës humanitar, i cili do të zhvillohet nesër në Tetovë, me qëllim mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve në nevojë.
Në kuadër të këtij aktiviteti, do të shpërndahen mbi 80 çanta shkollore, duke u mundësuar fëmijëve që vijnë nga familje me kushte të vështira një fillim më të lehtë të vitit të ri shkollor.
Nga El Hilal Tetovë shprehen mirënjohës ndaj të gjithë donatorëve dhe kontribuuesve që kanë ndihmuar në realizimin e kësaj nisme humanitare.
“Sadakaja nuk e pakëson pasurinë, por e shton bereqetin”, theksojnë nga organizata, duke uruar që kontributet e të gjithë bamirësve të pranohen si sadaka e sinqertë.
Aktiviteti është një tjetër dëshmi e përkushtimit të El Hilal Tetovë për të qenë pranë familjeve në nevojë dhe për të kontribuar në krijimin e mundësive më të mira për fëmijët.
“Dhe çfarëdo të mire që të bëni, Allahu e di atë.”

Banner

Related posts

Osmani përshëndeti instrumentin e ri të BE-së për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 6 miliardë euro

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI Z. AVNI NASUFOVSKIN AFARIST I MIRËNJOHUR NA ANALET BOTËRORE

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Lagjja Shkumbin zë i qartë për ndryshim

Gjyla Halili