AKTUALE

Mexhiti pyet Ahmetin dhe Thaçin: A keni bashkëpunuar edhe në vitin 2008!?

Banner

Në vitin 2008, si 30 vjeçar, me sinqeritet, pa kalkulime, deri ndoshta në naivitet, isha shef i shtabit qëndror të BDI-së, në zgjedhjet më të përgjakshme në RMV që nga pavarësia e shtetit.
Pas çdo tubimi të BDI-së shpërthenin granata nëpër shtabe.

01 qershor 2008: dita nisi me lajmin për përplasje mes votuesve dhe policisë. Shumë shpejt u konfirmua një i vrarë në Haraçinë. Sistemi kishte rënë, kasaphana e paralajmëruar e Menduh Thaçit po jepte rezultate. Te shkolla fillore Hasan Prishtina bëhej luftë e vërtetë mes votuesit dhe parapolicisë se Menduh Thaçit.
Viktima ishte populli.

Sot publikisht, bashkëpunimin e paskan zyrtarizuar Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Natyrshëm lind pyetja, a paskan bashkëpunuar edhe atëherë këta të dy mes vehte? Si mund t’i shohin në sy familjarët e viktimës? Apo qëllimi i arsyeton mjetet?

E dhimbshme!

Related posts

Meri Shehu ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Gjyla Halili

Muharem Asani: Buteli fuqishëm i qëndron pas kandidaturës së Bujar Osmanit dhe vizionit të Ali Ahmetit!

Gjyla Halili

Hadi dhe Besa Emini nga  Kërçova, mbrëmë ndërruan jetë  në aksidentin tragjik në afërsi të fshatit Trapçindoll

Gjyla Halili