AKTUALE

DREJTORI VIZITON PARALELEN E VAJZAVE NË TETOVË

Sot, 23.01.2025 drejtori i Medresesë Dr. Islam Islami, i shoqëruar nga sektetari Avni Neziri, i mirëpritur nga Muftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë, vizitoi paralelen e shtrirë të Medresesë në Tetovë.

Në fillim, Drejtori përshëndeti Muftiun, administratoren, profesorët dhe profesoreshat e kësaj paralele, i falemnderoi për mundin dhe angazhimin e tyre profesional të deritanishëm, i njoftoi këshillin e profesorëve të kësaj paralele të Medresesë, se me vendimin e ri të Bashkësisë Fetare Islame, në pozitën e Administratores së deritanishme, prof. Barije Shabani, emërohet Dr. Beqir Memeti, me ç’rast u bë edhe pranim dorëzimi i detytës.
Në ndërkohë falemnderoi prof. Barije Shabani për kontributin e sajë, duke i dëshiruar suksese në përgjegjësinë e re si ligjeruese, ndërsa Dr. Beqir Memetit i dëshiroi suksese në administrimin e kësaj paralele.

Poashtu shfrytëzoi rastin që profesorëve të ua përuron fillimin e gjysëmvjetorit të dytë, me dëshirë që të arijnë edhe shum suksese në aspektin edukativo-arsimor deri në fund të këtij viti shkollorë 2024/25.

Pas mbledhjes, Drejtori së bashku me Muftiun e Tetovës dhe profesorët, vizituan pjesën e shtuar të objektit shkollorë, ku janë të pozicionuara zyreja e profesorëve, administratorit, leximorja dhe salla e sportit, e cila së bashku me renovimin e tërësishëm të objektit kanë marë formën e një ndërtese moderne dhe me kushte të volitshme për punonjësit dhe nxënëset, falë angazhimit të Muftinisë së Tetovës dhe Muftiut të sajë Dr. Selver ef. Xhemaili dhe donacioneve të ndryshme të ndërmarësve të këtij Qyteti, të cilët i falemnderojmë dhe bëjmë lutje që Allahu xh.sh. të i shpërbleje me të mira të kësaj dhe botës tjetër.

Banner

Related posts

Mish i shijshëm përplot lëng me kore kërcëlluese!

admin

Lënda për zjarrin në spitalin modular pa epilog

Gjyla Halili

Belinda Amiti – Zëri i arsimit cilësor dhe inovativ në Këshillin Komunal të Tetovës

Gjyla Halili