AKTUALE

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Shkup, 27 mars – Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Olta Xhaçka e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup.

Në takimin u vlerësua dialogu i vazhdueshëm politik dhe zhvillimet e përgjithshmë në raportet dypalëshe mes dy vendeve që tashmë shënojnë tre dekada nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

Ndryshimet kushtetuese dhe reformat në vend u vlerësuan si proces politik që kërkon vullnet dhe theksuan se të gjithë faktorët politik duhet bërë bashkë në frontin për Europë dhe të lënë anësh interesin politik e të vënë në fokus interesin e shtetit dhe qytetarëve pasiqë procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian është i lidhur jo vetëm me stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit, por edhe me mbarë kontinentin europian.

Grubi më tej nënvizoi rëndësinë e realizimit të projekteve infrastrukturore ku mbetet edhe prioriteti i të dy vendeve por edhe punë tjera në fushën energjetike, lidhjen hekurudhore në kuadër të Korridorit 8 si dhe marrëveshjet tjera të nënshkruara mes dy qeverive.

Në takim u tha se si aleatë të NATO, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë janë të gatshme të thellojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, për kontribut më aktiv në fushën e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Gjithashtu, të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për situatën në rajon, me fokus të veçantë dialogun Prishtinë – Beograd, pas marrëveshjes së fundit në Ohër, zhvillimet në rajonin e më gjerë por edhe agresionin rus kundër Ukrainës.

Banner

Related posts

Tetova, Gostivari, Zhelina dhe komunat tjera të Pollogut dështojnë në luftën kundër ndotjes së ambientit

Gjyla Halili

HAFIZEJA ANIDA BEQIRI në mënyrë solemne mori titullin Hafize e Kuranit Fisnik

Gjyla Halili

DOM KOLË ZEFI E VIZITON NËNË STANËN

Gjyla Halili

Leave a Comment