AKTUALE

DELEGACIONI I LARTË I BFI MERE PJESË NË KONFERENCËN E TRIDHJETË E GJASHTË TË KËSHILLIT TË LARTË PËR ÇËSHTJE ISLAME NË KAJRO

Në emër të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në Kairo të Egjiptit po qëndëron delegacioni i lartë i Bashkësisë Fetare Islame në përbërje; Dekani i Fakultetit te Shkencave Islame në Shkup Dr. Abdulxhemil Nesimi i shoqëruar nga Drejtori i Medresesë Isa Beu Dr. Islam Islami dhe shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdulkerim Iseni.
Konferenca e tridhjet e gjashtë e Këshillit të lartë për Çështje Islame nën udhëheqjen e Ekselences së tij Dr. Usame Es Sejid El Ezherij Ministër i Vakufit.
Konferencë e cila mblodhi në një vend personalitete të larta të botës islame , muftinj, studiues, hulumtues dhe ekspert të fushave te ndryshme që gjatë dy ditëve do të diskutojnë mbi një temë shumë me rëndësi, “Profesionet në islam, dimensioni etik, roli shoqëror dhe perspektiva e tyre në epokën e intelegjencës artificiale”.
Delegacioni gjatë qëndërimit në Kairo do të zhvilloj disa takime punë në nivele të ndryshme.

Banner

Related posts

“Pranvera e Dinjitetit”, Ali Ahmeti: Qofshim të bashkuar si në vitin 2001, edhe tani kur po cënohen të arriturat shqiptare të fituara me gjak dhe sakrificë!

Gjyla Halili

Bullgaria dhe Greqia në pritje të inaugurimit të Siljanovskës

Gjyla Halili

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Gjyla Halili