AKTUALE

JETA DHE UJI SIPAS DOKTRINËS SË SHKURTËR TË KURANIT FISNIK

Shkruan:
Taxhudin Hamidi

“Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli; bimësia në tokë përzihet me të, por pastaj bëhet si bar i thatë të cilin e shpërndan era. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!”

Kuran, Kehf: 45.

Zoti i Gjithësisë në Kuranin Fisnik na sjellë shembullin e ujit me jetën e kësaj bote.

Pra, pse Zoti jetën e kësaj bote e shembullon dhe e krahason me ujin.

Kush ndërpret shiun dhe pështinë mbi pusin…!?

Pse “vizionarët” e shekullit të kaluar po rikthejnë kënetat në oazat e gjelbërimit.

Sigurisht kjo nuk do të ndodhë.
Por është një hata dhe musibet i pa korrigjuar.

Kabahatli po, por jo edhe ugurzezë.

Pra shpresa qëndron tek uji pledon Kurani dhe interpretimet e tij.

Uji është i pa qëndrueshëm.

Ai vazhdimisht lëviz dhe nuk qëndron në një vend.

Ndonjëhërë shiu e prek një vendbani ndërsa ndonjëherë e haron për një kohë të caktuar.

Nëse qëndron në njëvend ai formën këneta dhe llokva të cilat shkaktojnë dëme rrethit ku jetojnë krijesat e Zotit, ndër ta janë njerëzit.

Prandaj njerëzit duhet të marrin mësim nga Kurani Fisnik.

Jeta nuk është e qëndrueshme në karakterin e saj ekonomik dhe finansiar.

Pra kon nga një shkallë në shkallën tjetër.

Varijabiliteti në përpjekjet dhe angazhimin e jetës është i ndryshueshëm dhr njeriu duhet të përpiqet vazhdimisht që të tejkalojë këta faza duke mos qëndruar i ngujuar.

Por ai duhet të kalojë nga një betejë në betejën tjetër pa mos u dorzuar para sfidave të jetës.

Njësoj si uji i cili nuk qëndron në një vend por lëviz vazhdimisht.

Sistemi i ponirimit nëntoksorë është një fenomen shkencorë i cili tregon për burimey e pashtershme hidrologjike të tij.

Njeriu me angazhimin e tij duhet ta nxjerë mbi tokë.

Ta instalojë në infrastrukturën e tubacionit dhe ta sjellë deri në shtëpitë e njerëzve.

Pra shembulli i ajetit Kuranorë dëshiron të mbajë vëmendjen e besimtarit se jeta në këtë botë në nuk mbajmē kundiksionin e duhur të punës dhe arsimit mundet të i ngjajë ujit i cili herë pas hete vijnë dhe shkon.

Prandaj duhet të punohet dhe studjohet jeta e kësaj bote duke manifestuar mjeshtërinë, aftësinë dhe fuqinë mendore e cila realizon planet që urdhëron Kurani Fisnik.

Pra në komentin e shkurtër duhet të kemi ndërmend se Zoti i Gjithësisë na sjellë elementin kyç të kësaj bote i cili është uji.

Pra nëse nuk kemi konsideratë ndaj sistemit të ujësjellësit ne me sutomatizëm kemi shndëruar jetën shoqërore në këneta të rezikshme dhe të kontaminuara.

Pra jeta jonë nuk duhet të funksionojë si pusi – bunar-i!

Por duhet të jetë si shiu.

Sepse shiu shpërndanë ujin nga qielli në çdo vend …fusha , male e kodra.

Pra ne nuk duhet të sillemi si pusi por të veprojmë si shiu.

Gjendjen tonë politike, ekonomike, arsimore dhe ushtarake ta konkretizojmë me metoda dhe njohuri të shëndosha dhe të pa osciluara nga erërat dhe stuhitë e kohës.

Diplomacija dhe kapacitet e interpretimit dhe komentimit të çështjes tonë nacionale nuk duhet të fokusohen dhe grumbullohen si uji i pusit , por ata të reflektojnë në çdo kohë dhe vend si zbritja e “Shiut” nga qielli i lart.

Çdo aktivitet dhe të arritur me kontribute popullore dhe ndërkombëtare të mos e neglizhojmë pir të vëmë në lëvizje kauzën …!

Të shqiptojmë dhe të materializojmë interesin tonë nacional në bazë të pandërprera të angazhimit dhe dobisë kolektive pa kompromis.

Ky ajet kuranor na dedikon një seancë të leksionit hermeneutik se politikat tona nacionale nuk duhet të mbedin tek dera e politikave (rigide) por , duhet të qëndrojnë tek dërasa e zezë, ku vazhdimisht komentohen dhe interpretohen me masa shkencore dhe historike në dobi të resurseve njerzore në evropë.

Pas çdo fitore dhe beteje nuk duhet të ndërpritet sinxhiri i interpretimeve dhe komentimeve.

Sepse me ndërprerjen e komentit dhe aktivitetit diplomatik ne intetesat tona i sjellim në një tokë të shkretë dhe pa ujë të mjaftueshëm që bima të rritet.

Prandaj duhet të marrim mësim dhe leksione nga libri i cili i trajton njerëzit të barabartë dhe nuk dëshiron të atrofogen dhe kindapohen apo konfiskohen të drejtat e një pipulli i cili me shumë zgjuarsi dhe dëlirësi politike externe diplomatike vendosi një pjesë të lirisë dhe çlirimit në mesin e popullit shqipëtarë.

Një proverb arab thotë:

“Nëse nuk drejtohet shkopi edhe hija e tij do të mbetet e shtrembur !”

(xhxhxh!)

Banner

Related posts

USKANA VOLEJ (KËRÇOVË)   –  BAMI KORI ( TETOVË), DERBI PËR NË LIGËN E PARË,  30.04.2025 ( E MËRKURË), ORA 20.00, Ivanidoll

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI NË VIZITË ANËTARIN E KËSHILLIT TË XHAMISË SË BASHKËSISË ISLAME SHQIPTARE/ALG BASHKIMI NË NÜRNBERG, Z. SHUKRI ZEQIRI

Gjyla Halili

Thaçi : Bujari më 24 Prill do të ua bëjë havanë fakafak

Gjyla Halili