AKTUALE

Forcohet kontrolli mbi “kreditë e shpejta” 12.06.2026

Ministria e Financave po punon për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin e shoqërive financiare, me qëllim përforcimin e kornizës rregullatore, mbrojtjen më të madhe të qytetarëve dhe përmirësimin e transparencës dhe stabilitet në punën e këtyre subjekteve.

Bëhet fjalë për ndryshime ligjore që parashikojnë vendosjen e trupave të brendshëm të detyrueshëm në çdo shoqëri financiare, siç është bordi i revizionit të brendshëm, bordi i risqeve të huave, bordi i mbikëqyrjes dhe të ngjashëm. Po ashtu, përforcohen kontrollet gjatë hapjes së hapësirave të reja afariste, të cilat do të duhet të kërkojnë pëlqim paraprak nga Ministria e Financave, me kritere të përcaktuara për kushtet e punës.

Me ndryshimet parashihet edhe rritja e kryegjësë (principalit) themelore të shoqërive financiare, si dhe heqja e pagesave me para të gatshme, me ç’rast mjetet kreditore do të duhet të paguhen vetëm përmes xhirollogarisë bankare. Qëllimi është gjurmimi i flukseve financiare dhe ulja e risqeve nga keqpërdorimi.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska gjatë intervistës në televizionin Telma theksoi se ndryshimet vijnë si rezultat i kontrolleve të përforcuara dhe mospërputhja e identifikuar në punën e disa shoqërive financiare.

“Po përgatisim ndryshime ligjore që do të pasojnë në periudhën e ardhshme. Pas kontrolleve të kryera, konstatuam dobësi dhe paqartësi të caktuara në rregulloren ekzistuese, të cilat lënë hapësirë për interpretime dhe praktika të ndryshme. Prandaj, po ndërmarrim masa për përforcimin e kritereve dhe vendosjen e mbikëqyrjes më të madhe, duke përfshirë edhe bordet e detyrueshme të brendshme dhe kufizimin e pagesave në para të gatshme. Qëllimi është mbrojtja më e madhe e qytetarëve dhe funksionimi stabil i sektorit”, tha ministrja.

Siç sqaroi ministrja, kontrollet e deritanishme kanë rezultuar me konstatimin e parregullsive, ndërsa në raste të caktuara janë ndërmarrë edhe masa si heqja e licencës. Një pjesë e procedurave janë iniciuar edhe pas ankesave të qytetarëve, të cilët, siç theksoi ministrja, kanë rol të rëndësishëm në zbulimin e parregullsive.

Me këto ndryshime, sipas Dimitrieska-Koçoskës, pritet përforcim i ndjeshëm i mbikëqyrjes dhe vendosja e standardeve më të larta për punën e shoqërive financiare në vend.

Banner

Related posts

Kryesindikalisti i Policis flet rreth kushtevete renda te zyrtarve policor ne pune

admin

Kasami: Komisioni për falje duhet të jetë më serioz në punën e saj, të fal vetëm ato persona që e meritojnë

Gjyla Halili

“T’i japim fund këtij cirku të shëmtuar”, Meta thirrje qytetarëve: Më 11 shkurt të mbrojmë atdheun, ta dëgjojë e gjithë bota…

admin