AKTUALELajme

Flamur Ballazhi: Artan Grubi pritet të rikthehet fuqishëm në skenën politike

Shqiptaro-amerikani Flamur Ballazhi ka shprehur bindjen e tij se administrata e Presidentit Donald Trump po rishikon një sërë sanksionesh dhe vendimesh të marra gjatë administratës së mëparshme amerikane.

Sipas Ballazhit, rasti i Artan Grubi është ndër çështjet që, sipas tij, duhet të trajtohen me kujdes dhe të rishikohen nga institucionet përkatëse amerikane. Ai vlerëson se ndaj Grubit është ushtruar presion politik dhe se procesi meriton një vlerësim të ri nga administrata aktuale.

Në reagimin e tij, Ballazhi thekson gjithashtu kontributin e shqiptarëve në proceset euroatlantike të Maqedonia e Veriut, duke nënvizuar se anëtarësimi i vendit në NATO është arritur edhe falë rolit dhe angazhimit të faktorit politik shqiptar. Ai veçon kontributin e Ali Ahmeti në këtë proces.

Ja postimi plotë:

Trump po rishikon sanksionet në kohën e Bidenit, Artan Grubi pritet të hiqet nga lista e zezë sepse është krejt montim politik nga influencerë të majtës radikale të George Sorros ku i është bërë përndjekje dhe persekutim politik.

Sipas burimeve të afërta me administratën amerikane, Departamenti i Shtetit i SHBA-së po kryen një rishikim të gjerë të sanksioneve të vendosura gjatë epokës së Joe Bidenit.
Sot Maqedonia e Veriut është në NATO nga kontributi i shqiptarëve por është kontribut edhe i z. Ali Ahmetit.

Rasti i ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është një nga ato që pritet të trajtohet me prioritet.

Mirë se vjen Artan!

Banner

Related posts

40 minuta pritje për dalje nga Maqedonia nga vendkalimi Bogorodicë

admin

Bexheti pas padive: Ta kenë të qartë nuk ndalem, nuk shantazhohem

Gjyla Halili

VLEN: BDI s’ka hallin e drejtësisë, por të vëmendjes mediatike

Gjyla Halili