AKTUALE

Takimi i Madh i Anamoraves, 2024″, Takim PanShqiptar- Ndërballkanik- EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet- Integrim

“Takimi i Madh i Anamoraves, 2024”, Takim PanShqiptar- Nderballkanik- EuroAtlantik, me tematike: Histori- Identitet- Integrim, organizuar nga “Gazeta e Alpeve” ne bashkepunim me Lidhjen Shqiptare ne Bote, mbajtur me 5 tetor 2024, ne sallen “Sun Garden Events” ne “Vali Ranch Resort & Congress Center”, perndryshe i thirrun “Qyteti i Bardhe” ose, sic e quajti dr. Mentor Petrela ne kumtimin e tij “Mini Atlantik City”, ne Perplanice, Vali Ranch. Gjilan.

Ne “Takimi i Madh i Anamoraves, 2024” nderonin me pranine e tyre 417 te Ftuar Nderi nga Anamorava, Republika e Kosoves, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Presheves e Sanxhaku, Cameria, Europa, Amerika, Kanadaja, Australia, etj.

Kryesia e Keshillit Kombetar Organizativ te Takimit: Ramiz Tafilaj – Kryetar, Nazmi Jakurti- Nenkryetar i pare, Mentor Petrela- antar Ermina Lekaj- Perlaskaj -antare, Ramiz Lushaj- Sekretar i Pergjithshem i Takimit.
Moderatore: Eni Cobani dhe Nazmi Jakurti.

Mikprites dhe Sponsor Premium (i Pergjithshem, Kryesor) Fehmi Fetahi, pronar i “Vali Ranch Resort & Congress Center”.

Fjalen e Hapjes se Takimit e mbajti Ramiz Tafilaj- Drejtor i Pergjithshem i “Gazeta e Alpeve” etj.

Fjalen kryesore Pershendetese e pati av. Nazmi Jakurti – Kryetar i Lidhjes Shqiptare ne Bote.

Fjalen e Mireseardhjes e mbajti Fehmi Fetahi, Mikpritesi i Takimit, President Nderi i Rrjetit Global te Bizneseve Shqiptare ne Bote, per Zvicren dhe investitori me i madh i Zvicres ne Kosove etj.

U mbajten kumtime nga akademik, prof.dr. Mentor Petrela, Antar i Akademise se Shkencave e Arteve te Kosoves dhe i disa akademive e asosacioneve europiane e boterore dhe prof. dr. Ksenofon Kristafi, ambadador- Keshilltar i Jashtem i Presidentit te Shqiperise, ish Ambasador i Shqiperise per OKB…ne Gjeneve, ish Sekretar i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave te Shqiperise.

Pershendeten Takimin: Xhim Xhema – (mesazh elektronik) patrioti e biznesmeni i shquar shqiptaro – amerikan nga Medvegja, lobuesi me i madh per Lirine, Pavaresine e Shtetesine e Kosoves ne SHBA; Lazim Destani – (leter pershendetje) President Nderi i RRBSH ne Bote etj.; Nikolle Camaj- (video mesazh), Nenkryetar i Kuvendit te Malit te Zi; Besa Tafilaj – Uashinhton D.C. (video mesazh) Drejtore Ekzekutive e Organizates se Familjeve te Ushtarakeve te Amerikes; Dr. Faton Bislimi – Kanada (video mesazh) politikan, profesor universitar nderkombetar, lobues i shquar i Kosoves e Lugines se Prersheves ne Amerike e Kanada; Shaip Kamberi- deputet i Lugines se Presheves ne Republiken e Serbise; ne emer te kryetarit te komunes se Gjilanit, Alban Hyseni (qe ndodhej ne Londer, pershendeti nenkryetarja e komunes): Erkan Arifi – kryetar i komunes se Likoves ne Maqedoni: Teuta Arifi – kryetare e komunes se Presheves (e lexoi shefi i Kabinetit); Lutfi Haziri – ish kryetar i komunes se Gjilanit; Ermira Selimi – e Bibliotekes se “Kongresit te Manastirit” ne Manastir; nje delegacion i juaj norvegjez, etj.

Gjate Takimit pershendeten kengtaret Shkodran Tolaj, Besiana Mehmedi, Ansambli i Kengeve e Valleve “Gjilani”, Engjell Haxhiakadrija (violinist), Yllka Dema, Skender Hasi.

“Takimi i Madh i Anamoraves, 2024” ndau edhe Mirenjohje e Cmime te ndryshme.

Fjalën e mbylljes se takimit e mbajti Ramiz Lushaj – Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve”- media PanShqiptare- Nderballkanike- EuroAtlantike (Shqiperi, Kosove, Mali i Zi, Lugine e Presheves e Sanxhak, Maqedoni e Veriut, Europe, Amerike, Kanada, Australi, Mergata Shqiptare ne Bote).

Banner

Related posts

Mark Gjonaj dhe familja urojnë Pashkët Ortodokse

Gjyla Halili

Koncert dedikuar ditës së të dashuruarve, “Puccini in love” ngjitet sonte në Opera

Gjyla Halili

Largimi i Albin Kurtit – Imperativ Kombëtar!

Gjyla Halili