AKTUALE

Kovaçevski: Nga një shtet i robëruar, sot negociojmë me BE-në

Po të mos ishte LSDM, Maqedonia nuk do të ishte shtet demokratik, sepse demokracinë në Maqedoni e riktheu LSDM në vitin 2016, nga shteti i kapur sot kemi kornizë negociuese me gjuhën e pastër maqedonase, negociojmë me BE-në në maqedonisht”.

Këtë e tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në intervistë për “360 gradë”, i cili tha se LSDM e ka avancuar shtetin drejt BE-së.

“Ne ishim një shtet me media të robëruara. Një vend i robëruar nga të gjitha llogaritë dhe një vend pa rekomandim për anëtarësim në BE. Më vonë, falë LSDM-së dhe vendimeve që morëm dhe Marrëveshjes së vështirë të Prespës, u bëmë shtet anëtar i NATO-s. Pastaj u bëmë një vend që i hapi negociatat me BE-në, përsëri për shkak të LSDM-së dhe vendimeve që i morëm pas 17 vitesh pritje”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski në intervistë theksoi se përkundër faktit se shumë nuk besonin se gjuha maqedonase do të mbrohet, sot kemi një kornizë negociuese me BE-në në gjuhën e pastër maqedonase.

Banner

Related posts

Mexhiti në Vjenë, do të ketë fjalim në Këshillin e 22-të ministror të Komunitetit energjetik

Gjyla Halili

Ndjenja e humbjes ka hutuar DPS,të shtëna me armë në drejtim të aktivistëve të Forumit Shqiptarë,Nik Gjeloshaj:Politikat e tyre i kemi përmbysur në 2019,më 5 mars do ta vulosim

admin

Koordinatorja e Grupit Parlamentar të BDI-së, Rina Ajdari: Vlerat evropiane nënkuptojnë mbrojtjen e karakterit multietnik të shtetit

Gjyla Halili