Lajme

Dimitrieska Koçoska: Ndryshime ligjore për përforcimin e mbikëqyrjes dhe vendosjen e standardeve më të larta për punën e shoqërive financiare

Ministria e Financave po punon për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin e Shoqërive Financiare, me qëllim përforcimin e kornizës rregullatore, mbrojtjen më të madhe të qytetarëve dhe përmirsimin e transparencës dhe stabilitet në punën e këtyre subjekteve.

Bëhet fjalë për ndryshime ligjore që parashikojnë vendosjen e trupave të brendshëm të detyrueshëm në çdo shoqëri financiare, siç është bordi i revizionit të brendshëm, bordi i risqeve të huave, bordi i mbikëqyrjes dhe të ngjashëm. Po ashtu, përforcohen kontrollet gjatë hapjes së hapësirave të reja afariste, të cilat do të duhet të kërkojnë pëlqim paraprak nga Ministria e Financave, me kritere të përcaktuara për kushtet e punës.

Me ndryshimet parashihet edhe rritja e kryegjësë (principalit) themelore të shoqërive financiare, si dhe heqja e pagesave me para të gatshme, me ç’rast mjetet kreditore do të duhet të paguhen vetëm përmes xhirollogarisë bankare. Qëllimi është gjurmimi i flukseve financiare dhe ulja e risqeve nga keqpërdorimi.

Ministrja e Financave Gordana Dimitreiska-Koçoska gjatë intervistës në televizionin Telma theksoi se ndryshimet vijnë si rezultat i kontrolleve të përforcuara dhe mospërputhja e identifikuar në punën e disa shoqërive financiare.

“Po përgatisim ndryshime ligjore që do të pasojnë në periudhën e ardhshme. Pas kontrolleve të kryera, konstatuam dobësi dhe paqartësi të caktuara në rregulloren ekzistuese, të cilat lënë hapësirë për interpretime dhe praktika të ndryshme. Prandaj, po ndërmarrim masa për përforcimin e kritereve dhe vendosjen e mbikëqyrjes më të madhe, duke përfshirë edhe bordet e detyrueshme të brendshme dhe kufizimin e pagesave në para të gatshme. Qëllimi është mbrojtja më e madhe e qytetarëve dhe funksionimi stabil i sektorit”, tha ministrja.
Siç sqaroi ministrja, kontrollet e deritanishme kanë rezultuar me konstatimin e parregullsive, ndërsa në raste të caktuara janë ndërmarrë edhe masa si heqja e licencës. Një pjesë e procedurave janë iniciuar edhe pas ankesave të qytetarëve, të cilët, siç theksoi ministrja, kanë rol të rëndësishëm në zbulimin e parregullsive.

Me këto ndryshime, sipas Dimitrieska-Koçoskës, pritet përforcim i ndjeshëm i mbikëqyrjes dhe vendosja e standardeve më të larta për punën e shoqërive financiare në vend.

Banner

Related posts

SIGURIA KOMBËTARE NUK ËSHTË PËR SHITJE | Midis investimit, sovranitetit dhe interesit kombëtar

Admin2

“Gojën time nuk ma mbyll askush”, Mustafa Ademi demanton shpifjet

Admin2

Terror në festivalin në SHBA, dy të armatosur shkëmbejnë zjarr në mes të turmës, 12 të plagosur

Admin2