AKTUALE

Dedë Dushaj: Goditën Dodë Ivanajn, përballë gjetën gjithë shqiptarët

Ish sekretari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Dedë Dushaj ka reaguar lidhur me rastin e Dodë Ivanajt, duke e cilësuar veprimin e organeve malazeze si një padrejtësi që ka prodhuar efektin e kundërt nga ai që synohej.

“Kur ngutesh me padrejtësi, vonohesh me turp”, ka theksuar Dushaj, duke shtuar se përpjekjet për të ushtruar presion ndaj shqiptarëve nuk mund të cenojnë vendosmërinë e tyre për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin kombëtar.

Sipas tij, shqiptarët sot janë më të bashkuar dhe më të vetëdijshëm se kurrë për të drejtat e tyre. Ai ka nënvizuar se këto të drejta nuk janë dhuratë e askujt, por të drejta legjitime që duhet të respektohen.

Në reagimin e tij, Dedë Dushaj ka bërë thirrje për unitet, duke theksuar se koha e përçarjeve duhet t’i përkasë së kaluarës dhe se çdo cenim i një shqiptari duhet të gjejë reagimin dhe solidaritetin e të gjithë shqiptarëve.

“Kur preket njëri prej nesh, reagojmë të gjithë”, është mesazhi që ai ka përcjellë në fund të deklaratës së tij.

Ja postimi plotë:

Kur ngutesh me padrejtësi, vonohesh me turp.

Kështu u ngutën edhe organet malazeze me vëllaun tonë, Dodë Ivanaj. Deshën me dërgu mesazh presioni, por mesazhi u kthye kundër tyre.

Shqiptarët sot janë më të bashkuar, më të vendosur dhe më të qartë se kurrë. Të drejtat tona nuk na i fal askush dhe nuk na i merr askush.

Koha e përçarjes ka marrë fund. Kur preket njëri prej nesh, reagojmë të gjithë.

E hëngrën, e ju bëftë mirë.

Banner

Related posts

Deputetja Rina Ajdari porosi Vmro-së: Me retorikë antishqiptare mund të fitoni zgjedhjet, por mund të humbni Maqedoninë përgjithmonë

Gjyla Halili

Ganiu: Në lagjen Serovë fillojnë punimet për vendosjen e rrjetit të ri të kanalizimit fekal

Gjyla Halili

Në Gjykatën penale duhet të fillojë gjykimi për aksidentin e trafikut në të cilin jetën e humbi Frosina Kulakova

Gjyla Halili