AKTUALE

Bytyqi në Bruksel në takime skriningu dhe në takime me përfaqësues të KE-së dhe CEFTA-s

Zëvendësi i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve, Fatmir Bytqi, prej sot e deri më 1 mars do të qëndrojë në Bruksel, ku do të flasë në dy takimet bilaterale të skriningut nga Klasteri 2, “Tregu i brendshëm”, takimin nga Kapitulli 9 “Shërbimet financiare” dhe Kapitulli 28, “Mbrojtja e konsumatirëve dhe shëndetit publik”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, gjatë qëndrimit do të ketë edhe takime të ndara me komisarin evropian për ekonomi, Paolo Xhentiloni, me Temis Hristofidu, drejtoreshë e përgjithshme për arsim, të rinj, sport dhe kulturë prnaë Komisionit evropian, me drejtorin e Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Xhikiq, me Mark Lemetr, drejtor i përgjithshëm për hulumtime dhe inovacione, dhe me Ben Baters, drejtor ekzekutiv i Euroçembers.

Banner

Related posts

Me marrjen në pyetje të të akuzuarve vazhdon gjykimi për Vanjën dhe Pançen

Gjyla Halili

Flamur Gjoleka – Zëri i qytetarëve, shpresa e Dollnenit: “Bashkë për një të ardhme më të ndritur”

Gjyla Halili

Aksion i madh policor në rajonin e Tetovës, arrestohen dilerë të drogës

Gjyla Halili

Leave a Comment