AKTUALE

Vrasje te “Rruga e Plastikave” në Shkup, Prokuroria: MPB po punon për zbulimin e autorëve, janë duke u ndërmarrë edhe veprime të tjera

Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se mbrëmjen e djeshme kanë kryer kontroll në të ashtuquajturën Rruga e Plastikave, ku mbeti i vrarë këngëtari 29 vjeç nga Shkupi, Amar Ismani, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, janë duke punuar për kapjen e autorëve.

“Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së, gjatë natës kanë kryer kontroll në bulevardin “Nikolla Karev”, ku nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve të marra nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë duke u ndërmarrë veprime të tjera. Ministria e Punëve të Brendshme po punon për zbulimin e autorëve”, thonë nga Prokuroria.

Banner

Related posts

Stojanovski: Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do të jetë publike, javën e ardhshme hyn në procedurë parlamentare

Gjyla Halili

Mexhiti në Uashington: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë globale

Gjyla Halili

VLEN: Përkushtohemi për rritjen e cilësisë në arsim, si hallka më e rëndësishme e sistemit shtetëror

Gjyla Halili