AKTUALE

Qeveria: Ilaçi “Trikafta” duhet të arrijë brenda një muaji

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se procedurat administrative që ishin të nevojshme për blerjen e menjëhershme të ilaçit “Trikafta” për pacientët më kritikë që vuajnë nga fibroza cistike kanë përfunduar në një afat të shkurtër.

“Dorëzimi i medikamentit “Trikafta” për këta pacientë pritet të kryhet nga furnizuesi, në një periudhë sa më të shpejtë, jo më shumë se 30 ditë, sipas procedurave të punës së prodhuesit dhe furnitorit, dhe i lidhur me specifikat e vetë mjekësia.

Për këtë qëllim javën e kaluar nga Fondi i Shëndetësisë janë miratuar mbi 2.2 milionë euro dhe në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse, në ditët e kaluara kanë përfunduar të gjitha procedurat që mundësojnë blerjen e menjëhershme të pandërprerë të ilaçit “Trikafta” për pacientët në gjendje kritike nga fibroza cistike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.

Gjithashtu, shtojnë nga atje, gjatë ditës së sotme do të mbahet mbledhja e dytë e organit të posaçëm në të cilën janë përfshirë drejtpërdrejt institucionet dhe përfaqësues nga Shoqata e Fibrozës Cistike. Në takimin e sotëm, në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, pritet të finalizohen ndryshimet e nevojshme në zgjidhjet ligjore, të cilat do t’i mundësojnë shtetit të negociojë drejtpërdrejt prokurimin e ilaçit “Trikafta” dhe në k

Banner

Related posts

Bashkim Asani shef i shtabit zgjedhorë i Lëvizjes Demokratike

Gjyla Halili

Plenkoviq: Maqedonia e Veriut mund ta përshpejtojë procesin e integrimit evropian, tani është koha të bëhen veprimet e duhura

admin

Kallëzim penal ndaj 43 personave lidhur me mashtrimin e “kredive të shpejta”

Gjyla Halili

Leave a Comment