AKTUALE

Bajram Rexhepi: Goditja ndaj KF Shkëndijës ngre shqetësime serioze për trajtimin e klubeve shqiptare

Kryetari i BDI-së, Dega Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar ndaj masave të shqiptuara ndaj KF Shkëndijës, duke i cilësuar ato si vendime që ngrejnë shqetësime serioze për trajtimin e klubeve shqiptare në futbollin e vendit.

Sipas Rexhepit, dënimi i rëndë ndaj KF Shkëndijës, përfshirë përjashtimin nga Kupa, ndeshjet pa praninë e publikut dhe gjobat e larta financiare, vjen pas një sërë zhvillimesh që kanë prekur edhe subjekte të tjera sportive shqiptare.

“Kur këto raste analizohen në tërësi, krijohet përshtypja se nuk kemi të bëjmë vetëm me vendime të izoluara sportive. Institucionet përgjegjëse duhet të ofrojnë transparencë të plotë dhe të garantojnë trajtim të barabartë për të gjitha klubet, pa dallim”, theksoi Rexhepi.

Ai nënvizoi se sporti duhet të mbetet një fushë që promovon konkurrencën e ndershme, respektin dhe barazinë, duke shmangur çdo veprim që mund të perceptohet si diskriminues apo përjashtues.

“KF Shkëndija është një nga klubet më të suksesshme në vend dhe një simbol krenarie për Tetovën. Mbështetja ndaj sportit dhe sportistëve duhet të jetë mbi çdo dallim politik apo etnik”, deklaroi kryetari i BDI-së, Dega Tetovë.

Rexhepi bëri thirrje që institucionet sportive të veprojnë në mënyrë profesionale, transparente dhe në përputhje me parimet e barazisë dhe drejtësisë sportive.

Ja postimi plotë:

Goditja ndaj KF Shkëndijës nuk është thjesht vendim sportiv, por tendencë diskriminuese ndaj shqiptarëve❗️

Dënimi i rëndë ndaj Shkëndijës, përjashtimi nga Kupa, ndeshjet pa publik dhe gjobat mbi 105 mijë euro, pas një serie të ngjarjeve ku edhe KF Voska dhe KF Gostivari u përjashtuan nga Liga e Parë, Lidhja e Futbollit e Kërçovës u suspendua, si dhe Lidhja e Futbollit e Tetovës u la pa përfaqësim në FFM.

Kjo nuk mund të jetë dhe nuk është rastësi.

Fatkeqësisht, politikat anti-shqiptare po marrin formë konkrete edhe në sport. Federata e Futbollit po shndërrohet në instrument të politikave ksenofobe të kësaj qeverie, ndërsa përfaqësuesit shqiptarë në pushtet, të mpirë nga dëshira për të qenë ministra e drejtorë, po dëshmohen të paaftë të mbrojnë çdo gjë shqiptare, e në këtë rast klubet shqiptare dhe dinjitetin sportiv shqiptar.

KF Shkëndija është krenaria e Tetovës dhe e shqiptarëve.

Shkëndija nuk është vetëm. Tetova nuk do të hesht.

Banner

Related posts

Lajm i shumëpritur për qytetarët e Matkës,sigurohen mjetet për restaurimin e rrugës kryesore deri te Kanjoni i Matkës

admin

Mexhiti: Nuk ka ende një vendim përfundimtar që koalicioni “Vlen” të bëhet subjekt i vetëm politik

Gjyla Halili

Kthimi te rrënjët/ Agron Dedivanaj: Atdheu fillon te pragu i shtëpisë

Gjyla Halili