AKTUALE

BDI: Institucionet nuk guxojnë të shndërrohen në instrumente presioni politik

Me shqetësim të thellë dhe me vëmendje të shtuar po ndjekim çdo rast të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe të institucioneve publike për të ushtruar presion, kërcënime, shantazhe apo forma të tjera të diskriminimit ndaj të punësuarve, si në kohën e monizmit dhe Millosheviçit.

Është e papranueshme që në një shtet demokratik, qytetarët dhe të punësuarit në institucione publike të vihen në shënjestër vetëm për shkak të bindjeve të tyre politike ose për shkak se refuzojnë t’u nënshtrohen interesave partiake të individëve të caktuar.

BDI paralajmëron se çdo përpjekje për të frikësuar, ndëshkuar apo dëmtuar profesionistët në institucionet publike do të dokumentohet dhe do të denoncohet para opinionit publik dhe organeve kompetente.

Institucionet u takojnë qytetarëve, jo partive politike. Administrata publike duhet të funksionojë mbi parimet e profesionalizmit, ligjshmërisë dhe trajtimit të barabartë, e jo të shndërrohet në mjet për hakmarrje politike.

Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk do të mund të fshehë përgjegjësinë për veprimet që cenojnë dinjitetin, të drejtat dhe sigurinë e të punësuarve. BDI do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të secilit qytetar që përballet me padrejtësi, presion apo diskriminim politik.

Banner

Related posts

“Ansambli në Kolaps – Drejtori me Shall, Mindil e Raki, Artistët në Rrugë!”

Gjyla Halili

Ilir Hasani: Si Front Evropian do t’i kemi mbi 20 deputetë

Gjyla Halili

Safe City do ti “mbyt” DPF-at, mekanikët fërkojnë duart

Gjyla Halili