AKTUALE

ARIFE IDRIZI: PËRVOJA 30-VJEÇARE DUHET TË KTHEHET NË PUNË KONKRETE

BËRVENICA PËR TË GJITHË!

Kandidatja e pavarur për Komunën e Bërvenicës, Arife Idrizi, e ndërton programin e saj mbi përvojën 30-vjeçare të punës dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me banorët.
Për 30 vite kam dëgjuar qytetarët, kam njohur problemet e tyre dhe kam parë nga afër nevojat e komunës. Prandaj programi im nuk është një listë premtimesh të shkëputura nga realiteti. Është një plan i ndërtuar mbi atë që kam mësuar gjatë viteve, thekson Idrizi.
Prioritetet e saj përfshijnë infrastrukturën, ujin dhe kanalizimin, pastërtinë, shërbimet komunale, të rinjtë, transparencën, komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe zhvillimin ekonomik.
Një nga shtyllat e programit do të jetë përfshirja e mërgatës në zhvillimin ekonomik të Bërvenicës.
Ne kemi një potencial të madh te mërgimtarët tanë. Ata kanë kapital, përvojë dhe dëshirë për të investuar në vendlindje. Komuna duhet të jetë partnere e tyre, duke lehtësuar komunikimin, orientimin dhe procedurat që janë në kompetencën e saj dhe duke krijuar kushte më të mira për investime.
Qëllimi është që investimet e mërgatës të shndërrohen në biznese të reja, vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik për banorët e Bërvenicës.
Komuna nuk duhet të jetë pengesë për atë që dëshiron të investojë.Duhet të jetë një partner që e orienton, e lehtëson dhe e ndihmon investitorin brenda kompetencave ligjore. Nëse sjellim investime, krijojmë vende pune; nëse krijojmë vende pune, krijojmë më shumë mundësi që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen këtu.”
“Unë nuk pretendoj se i kam të gjitha përgjigjet. Por kam përvojën për t’i dëgjuar banorët dhe për t’i kthyer nevojat e tyre në prioritete konkrete. E kam parë problemin, e kam dëgjuar qytetarin dhe tani dua ta kthej përvojën në veprim.”
Idrizi thekson se në qendër të programit do të jenë banorët, çdo vendbanim i komunës dhe krijimi i kushteve për zhvillim.
30 vite përvojë nuk janë fundi i rrugëtimit. Janë baza mbi të cilën duhet të ndërtojmë të ardhmen e Bërvenicës – me banorët, me mërgatën, me investime dhe me vende të reja pune.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti në iftar me KV Reçicë e madhe:”Entuziazmi dhe angazhimi i strukturave të BDI-së i bën të besojnë se janë në rrugën e duhur”

Gjyla Halili

Bexheti: Gjithë së bashku do i themi Jo Rusisë dhe Po Europës

Gjyla Halili

Fituesja e medaljes së artë olimpike do të tërhiqet pas “Paris 2024”

Gjyla Halili