AKTUALE

Marsi i 2023 ishte i dyti më i ngrohti në botë që nga viti 1979

Marsi i dytë më i ngrohtë globalisht pas vitit 1979 ishte marsi i vitit 2023. Ky mars ishte veçanërisht i ngrohtë për disa rajone të botës, duke thyer qindra rekorde të temperaturës.

Temperatura mesatare e marsit 2023 në Evropë varioi me 0,85°C mbi nivelet 1991-2020, ndërsa globalisht me 0,51°C mbi nivelet 1991-2020.

Devijimet më të mëdha pozitive të temperaturës, nga +4°C deri në +6°C, u regjistruan në zonat e Evropës Jugore dhe Qendrore, si dhe në zonat e Rusisë Jugperëndimore. Devijimet negative u vunë re vetëm në zonat e Gadishullit Skandinav.

Thatësira intensive pa reshje shiu gjatë gjithë muajit u vu re në zona të Evropës Perëndimore, si në Spanjë si dhe në Ballkan. Përkundrazi, në Francë dhe Angli ka pasur reshje të shtuara. Në këtë të fundit është shënuar marsi më me shi i 40 viteve të fundit.

Banner

Related posts

Jeton Shaqiri: Korridori 8 do të lehtësojë dhe ndikojë edhe në ngritjen e cilësisë së arsimit në Maqedoninë e Veriut

admin

Në BKU “Kliment i Ohrit” do të shënohet Dita Botërore e Librit dhe të Drejtës së Autorit

Gjyla Halili

Gjatë vitit 2025 pritet të bëhet dorëzimi i sistemeve të mbrojtjes kundërajrore nga Franca për RMV-në

admin

Leave a Comment