AKTUALE

Mexhiti për interpelancën ndaj tij: Edhe LSDM-ja tha që koka e korrupsionit ka qenë BDI-ja

Banner

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i është përgjigjur reagimeve të fundit të BDI-së një ditë para interpelancës ndaj tij, përcjell TV21. Në lidhje me krahasimet që BDI ia bëri Mexhitit me zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq, Mexhiti tha që BDI niset nga vetja, ndërkaq theksoi që edhe LSDM-ja tashmë është distancuar nga BDI-ja.

Në lidhje me: BDI: Nisma për shkarkimin e Mexhitit, mundësi që ai të shpëtojë nga “faqja tjetër e monedhës së njëjtë” që përfaqëson Stoilkoviqi

“Nisen prej vetes ata, mendojnë se si mendojnë vetë, mendojnë edhe të tjerët, ende i kemi të gjalla fotografitë ku krenoheshin dhe me shumë mburrje e prisnin Vuçiqin në Ohër, në Shën Naum, si një arritje e madhe, duke përkrahur Open Balkan. Krejt tendencat për destabilizim nuk kanë qenë për popullin apo për qytetarët, por për t’i shpëtuar drejtësisë, veprave, korrupsionit të madh që ka ndodhur. Që sot mendoj që vulen e ka vendosur partneri i tyre në qeveri, LSDM-ja sot u distancua dhe tha që ne distancohemi dhe kryja e korrupsionit ka qenë Bashkimi Demokratik për Integrim”, tha mes tjerash Mexhiti./tv21.tv

Related posts

Macron do të dërgonte përsëri trupa në Ukrainë

Gjyla Halili

Sot protesta e opozitës në Shqipëri, cilat janë akset që do të paralizohen

Gjyla Halili

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare

Gjyla Halili