AKTUALE

“Anëtarja e ardhshme e BE-së”, presidenti i Këshillit Evropian uron Kosovën në Ditën e Evropës

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e ka uruar Kosovën në Ditën e Evropës, njofton Klankosova.tv.

Në një videomesazh të publikuar në Facebook ai iu drejtua Kosovës si anëtare e ardhshme e BE-së.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, sot po ju drejtohem si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Në ditën e Evropës ne festojmë projektin tonë të përbashkët evropian, kur anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi ndarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin”, tha Costa, përcjell Klankosova.tv.

“Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore. Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet shumë punë për ta bërë këtë realitet”.

Costa u bëri thirrje kosovarëve që të vazhdojnë së punuari në këtë drejtim.

“Ju keni të njëjtin destinacion si pjesa tjetër e rajonit – Bashkimin Evropian. Vazhdoni të punoni që kjo të bëhet realitet”.

“Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Rroftë Evropa”.

Banner

Related posts

Drejtoresha e FSSHM: Të dhënat ishin të sigurta gjatë sulmit kibernetik

admin

Vendi ku u gjet pllaka “Dardanus”, Grubi: Derisa nuk mbaron punë Qendra për Konservim, nuk do të ndërtohet

admin

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili