AKTUALE

Siljanovska: Balancuesi ishte burim korrupsioni, jo zgjidhje

Presidentja e Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, deklaroi sot se shfuqizimi i “balancuesit” ishte i domosdoshëm për shkak të rreziqeve për korrupsion që, sipas saj, i kishte krijuar ky mekanizëm.

Ajo tha se “balancuesi”, në formën si kishte funksionuar deri më tani, në thelb kishte çuar drejt korrupsionit dhe kriminalizimit të institucioneve.

Nuk mendoj se bëhet fjalë për rrënim, sepse balancuesi, ashtu siç ishte, në thelb solli korrupsion dhe kriminalizim. Emërimet në pozitat më të larta ishin përqendruar në duart e individëve dhe ata fituan pushtet të madh, pothuajse sulltanor. Nuk e hoqëm balancuesin sepse deshëm, por sepse kjo ishte theksuar edhe në raport”, deklaroi Siljanovska-Davkova.

Ajo nuk specifikoi se për cilin raport bëhej fjalë, por theksoi se ndryshimet kanë ardhur si rezultat i vërejtjeve dhe kritikave ndaj mënyrës së zbatimit të mekanizmit. (INA)

Banner

Related posts

Rina Ajdari nga Fronti Europian: Presim të thellojmë rezultatin më 8 maj

Gjyla Halili

Rina Ajdari: Do ta bllokojmë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, neni për përkatësinë etnike është i papranueshëm

Admin2

Tre mandate në krye të Kërçovës, Dehari: Jeta e qytetarëve ka ndryshuar, vazhdojmë të punojmë akoma më shumë

Gjyla Halili