AKTUALE

Donjet Ramani, krenaria e Reçicës së Vogël dhe kampion i Maqedonisë së Veriut në boks, pritet në takim nga kryetari i BDI-së

Donjet Ramani nga Reçica e Vogël, kapiten i ekipit “Shkëndija Boks” nga Tetova, përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në kategorinë deri në 75 kilogramë dhe kampion i vendit në këtë kategori, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Kryetari i BDI-së e ka pritur Ramanin në një vizitë, duke i uruar shëndet, suksese të mëtejshme dhe arritje të reja në karrierën e tij sportive.

Donjet Ramani është një emër që me përkushtimin, disiplinën dhe rezultatet e tij po e përfaqëson denjësisht Tetovën dhe Maqedoninë e Veriut në sportin e boksit.

Sukseset e tij janë dëshmi se talenti, puna dhe këmbëngulja sjellin rezultate, ndërsa sportistë të tillë meritojnë vëmendje, respekt dhe mbështetje për të vazhduar rrugëtimin drejt majave të reja sportive.

Tetova ka arsye të krenohet me kampionët e saj!

Banner

Related posts

Mexhiti në pritjen e BE-së: Mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie progresive, gjithëpërfshirëse dhe me perspektivë evropiane

Gjyla Halili

MASH i merr integrencat Kasamit për gjimnazin e Tetovës

admin

Bytyqi në “Forumin e Biznesit Kapaonik”: Përmes bashkëpunimit rajonal drejt rritjes së konkurencës të ekonomive vendore

Gjyla Halili