AKTUALE

Nazmi Jakurti uron Dr. Elmi Berishën për rizgjedhjen në krye të Federatës Panshqiptare “VATRA”

TELEGRAM URIMI

Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, z. Nazmi Jakurti, ia uron mikut dhe bashkveprimtarit të tij, z. Dr. Elmi Berisha, rizgjedhjen President i Federatës Panshqiptare Vatra në Amerikë,

I nderuari President, Dr. Elmi Berisha,

Në emrin tim personal dhe në cilësinë e Kryetarit të Lidhja Shqiptare në Botë, kam nderin t’Ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e rizgjedhjes Suaj në krye të Federata Panshqiptare „VATRA“.

Rizgjedhja Juaj përbën një vlerësim të merituar për udhëheqjen vizionare, përkushtimin dhe angazhimin Tuaj të palëkundur në shërbim të çështjes kombëtare, të unitetit të shqiptarëve dhe të forcimit të rolit të diasporës sonë.

Jam i bindur se, edhe në këtë mandat të ri, nën drejtimin Tuaj, VATRA do të vazhdojë të mbetet një institucion i fuqishëm, dinjitoz dhe i respektuar, duke mbrojtur dhe promovuar interesat e kombit shqiptar kudo në botë.

Duke Ju uruar shëndet të plotë, mbarësi dhe suksese të reja në përmbushjen e misionit Tuaj të lartë, Ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të veçantë.

Me respekt të lartë,

Nazmi Jakurti
Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë

Banner

Related posts

“Riaktivizohet sa herë rilindja është në krizë”, Meta: Skam asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA

admin

Skandal: Bilall Kasami vendos kriter për punësim angazhimin në LB, denoncon kushëriri i tij

Gjyla Halili

Pyetjet e deputetëve në seancë plenare

Gjyla Halili