Vazhdojnë sukseset e boksierëve shqiptarë në mbrëmjen e madhe të boksit në Stuttgart të Gjermanisë!
Boksieri shqiptar Kelmend Halili ka shënuar fitore ndaj kundërshtarit Turovskyi, pas një përballjeje prej gjashtë raundesh në kategorinë super velter (Super Welterweight). Halili e nakautoi kundërshtarin në raundin e dytë.
Pas fitoreve të Luan Merselit dhe Gavazit, edhe Halili i shtohet listës së boksierëve shqiptarë që triumfuan në ringun e Stuttgartit.
🇦🇱🔥 Një tjetër fitore për boksin shqiptar!
#FormatSport #KelmendHalili #Stuttgart #Boks #BoksiShqiptar
