AKTUALE

Ali Ahmeti takon ambasadoren e Holandës: Integrimi evropian dhe Marrëveshja e Ohrit janë kyçe për stabilitetin e vendit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut, Özlem Canel, ku në fokus të diskutimeve ishte procesi i integrimit evropian dhe zhvillimet politike në vend.

Ahmeti theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të gjejë rrugën për vazhdimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se çdo vonesë e mëtejshme e largon vendin nga perspektiva evropiane, dobëson institucionet dhe krijon pasiguri për të ardhmen.

Gjatë takimit, ai ngriti shqetësimin për, siç u shpreh, goditjet e vazhdueshme ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjeve që garantojnë barazinë, kohezionin ndëretnik dhe stabilitetin e vendit. Sipas Ahmetit, Marrëveshja e Ohrit mbetet themeli i paqes dhe funksionimit demokratik të shtetit, ndërsa çdo cenim i saj ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin e përgjithshëm.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për zhvillimet politike, sundimin e ligjit, sigurinë dhe sfidat rajonale.
Në përfundim, Ahmeti theksoi se partnerët ndërkombëtarë duhet ta dëgjojnë qartë alarmin se rruga evropiane dhe Marrëveshja e Ohrit janë dy shtyllat kryesore mbi të cilat mbështeten stabiliteti dhe e ardhmja e Maqedonisë së Veriut.

Ja postimi plotë:

Sot, zhvillova një takim të hapur dhe përmbajtësor me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, znj. Özlem Canel.

Në qendër të bisedës ishte domosdoshmëria që vendi të gjejë rrugën për vazhdimin e procesit të integrimit evropian. Çdo vonesë e mëtejshme e largon vendin nga perspektiva evropiane, dobëson institucionet dhe krijon pasiguri për të ardhmen.

Ngrita shqetësimin serioz për goditjet e vazhdueshme ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjeve që garantojnë barazinë, kohezionin ndëretnik dhe stabilitetin e vendit. Marrëveshja e Ohrit është themel i paqes dhe funksionimit demokratik të shtetit dhe çdo cenim i saj prek drejtpërdrejt stabilitetin e përgjithshëm.

Biseduam gjithashtu për zhvillimet politike, sundimin e ligjit, sigurinë dhe sfidat rajonale.

Partnerët ndërkombëtarë duhet ta dëgjojnë qartë alarmin tonë: rruga evropiane dhe Marrëveshja e Ohrit janë dy shtyllat mbi të cilat qëndron stabiliteti dhe e ardhmja e vendit.

Banner

Related posts

Qoku në një vijë me Gashin dhe Mickoskin: Qeveria teknike s’është më e nevojshme!

Gjyla Halili

Arbër Ademi falenderon Ali Ahmetin: Do të punojë me nder dhe më fuqishëm për forcimin dhe avancimin e mëtejshëm të BDI-së

Gjyla Halili

Presidenti kroat Zoran Milanoviq mbërriti për vizitë zyrtare në vend

Gjyla Halili