AKTUALE

Kryetari Dehari vlerëson dy të rinjtë kërçovarë për iniciativën dhe kreativitetin e tyre

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka vizituar studion kreative, biznes i dy të rinjve kërçovarë, të cilët i ka vlerësuar për punën dhe iniciativën e tyre në shërbim të komunitetit.

Blendi & Lindi, sipas kryetarit Dehari, janë shembulli më i mirë se si puna, ideja dhe dashuria për profesionin mund të shndërrohen në një rrugëtim të suksesshëm dhe frymëzues.

Postimi i plotë:

Për Blendi & Lindi dhe ekipin e tyre,
Sot pata kënaqësinë të jem pjesë e një momenti frymëzues për të gjithë të rinjtë e qytetit tonë – përurimin e studios kreative për foto dhe video X-Creative, themeluar nga dy të rinj të përkushtuar, energjikë dhe të njohur për mbështetjen e tyre në shumë aktivitete qytetare.
Ata janë shembulli më i mirë se si puna, ideja dhe dashuria për profesionin mund të shndërrohen në një rrugëtim të suksesshëm dhe frymëzues. Me përkushtim dhe vullnet, ata sot i shtojnë qytetit tonë një hapësirë moderne dhe profesionale që do t’i shërbejë jo vetëm të rinjve, por gjithë qytetarëve.
Ju uroj punë të mbarë, shëndet, kreativitet të pafund dhe mbështetje në çdo hap! X-Creative është motivim për shumë të tjerë që duan të nisin diçka të tyren.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti në vizitë te baca Mehmet – takim domethënës me mesazhe të forta për unitet, qëndrueshmëri dhe vizion kombëtar

Gjyla Halili

31 vjet nga Traktati i BE-së

admin

VATRA PROMOVON LIBRIN “NEOSHQIPTARIZMI” TË ARIAN GALDINIT MË 3 MAJ 2025

Gjyla Halili