AKTUALE

Ministrja e Nik Gjeloshaj më e sukseshme: Përmbushi të gjitha 17 detyrat, edhe gjashtë ministri të tjera me rezultat të plotë realizuar

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e drejtuar nga zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj, është ministria me rezultatet më të mira, sipas Raportit zyrtar për zbatimin e Programit të Punës së Qeverisë për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2026.

Ministria që drejton Gjeloshaj ka përmbushur të gjitha 17 detyrimet e planifikuara, pra ka arritur një realizim prej 100 për qind. Edhe gjashtë ministri të tjera kanë përmbushur 100 për qind të detyrimeve të tyre, por Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka pasur dukshëm numrin më të madh të detyrimeve të planifikuara dhe të përmbushura.

Rezultat 100 për qind kanë shënuar edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, me nëntë nga nëntë detyrime të përmbushura; Ministria e Çështjeve Evropiane, me shtatë nga shtatë, Ministria e Punëve të Jashtme, me gjashtë nga gjashtë; Ministria e Diasporës, me katër nga katër; Ministria e Energjisë dhe Minierave, me tre nga tre; si dhe Ministria e Kujdesit Social, Familjes dhe Demografisë, me tre nga tre detyrime të përmbushura.

Pas shtatë ministrive që kanë përmbushur 100 për qind të detyrimeve, renditet Ministria e Financave me 90,7 për qind dhe Ministria e Mbrojtjes me 85,7 për qind. Ndërsa Ministria e Drejtësisë, Ministria e Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore, Ministria e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social, si dhe Ministria e Turizmit kanë përmbushur nga 75 për qind të detyrimeve.
Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave ka përmbushur 72,7 për qind të detyrimeve, Ministria e Shëndetësisë 66,7 për qind, Ministria e Punëve të Brendshme 62,5 për qind, Ministria e Kulturës dhe Medias 60 për qind, ndërsa Ministria e Transportit 55,6 për qind.
Nga 50 për qind të detyrimeve kanë përmbushur Ministria e Administratës Publike, Ministria e Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, si dhe, përmes dy komisioneve qeveritare, Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe të Investimeve dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare.
Ministria e Sportit dhe Rinisë nuk ka përmbushur asnjë nga pesë detyrimet e planifikuara.
Të dhënat zyrtare konfirmojnë kështu se Ministria e Zhvillimit Ekonomik, me numrin më të madh të detyrimeve të përmbushura në mesin e të gjitha ministrive që kanë arritur rezultat 100 për qind, renditet e para në Qeveri.

Banner

Related posts

ALFABETI I LEXIMIT TË GABIMEVE DHE ANTIPATIA  KUNDËR MËKATIT

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Bashkimin e shqiptarëve kundër vazalëve nuk ka forc që mund ta ndal

Gjyla Halili

Bardhyl Mahmuti takon Ali Ahmetin: Unitet kundër sfidave që duan ta kthejnë rrotën e historisë dhe të cënojnë avancimin e të drejtave shqiptare

Gjyla Halili