AKTUALE

“Liri · Drejtësi · Dinjitet” – Shqiptarët e New York-ut në mbështetje të UÇK-së

Të shtunën, më 12 shtator, në Bronx të New York-ut do të zhvillohet një tubim solidariteti në mbështetje të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Tubimi, i organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Veprimit, do të nisë në orën 09:30, në Gjergj Kastrioti Skënderbeu Way, në Arthur Avenue, ndërmjet Crescent Avenue dhe East 183rd Street.

Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje në mbështetje të parimeve të lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit, duke theksuar solidaritetin me liderët e UÇK-së.

Në njoftimin për aktivitetin thuhet:
“Liri për Çlirimtarët! Le të qëndrojmë me liderët tanë të UÇK-së, të cilët rrezikuan gjithçka për Kosovën.”

Aktiviteti zhvillohet me thirrjen “Liri · Drejtësi · Dinjitet” dhe organizatorët u bëjnë apel pjesëmarrësve dhe komunitetit shqiptar që ta shpërndajnë informacionin dhe të tregojnë solidaritet.
Në solidaritet,
Mark Gjonaj

Banner

Related posts

Tragjedia në Koçan, Toshkovski: Është lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë për 4 persona

Gjyla Halili

Janevska: Arsimi dual rriti punësimin e të rinjve

Gjyla Halili

Fetai: Me mbështetjen e SHBA-së dhe vullnetin tonë të palëkundur do të ndërtojmë institucione të forta

Gjyla Halili