AKTUALE

Kandidatët zyrtarë për kryetar të Vatrës: Adriatik Spahiu, Dritan Haxhia, Dr. Elmi Berisha, Dr. Pashko Camaj

Komisioni Përgatitor i Kuvendit të Vatrës, i udhëhequr nga z. Mondi Rakaj, nën mbikëqyrjen dhe udhëzimet e të nderuarit John Ingram, Monitor Zgjedhor i emëruar nga Gjykata, dhe në përputhje me Kanunoren e Vatrës të vitit 1926, si dhe me udhëzimet pasuese të gjykatës, pasi shqyrtoi aplikimet, dokumentacionin dhe përputhshmërinë e kandidatëve për kryetar të Federatës Vatra, njofton zyrtarisht vatranët, publikun dhe vetë aplikantët se:

Kandidatët që plotësojnë kriteret në garën për kryetar të Vatrës janë: Adriatik Spahiu, Dritan Haxhia, Dr. Elmi Berisha dhe Dr. Pashko Camaj. Aplikanti Valentino Lumaj u skualifikua nga gara për shkak se nuk plotëson kriteret bazuar në Urdhrin e Gjykatës dhe Kanunoren e vitit 1926 të FederatësPan-Shqiptare të Amerikës VATRA.

Banner

Related posts

Aksident me vdekje/ Makina del nga rruga, thyen barrierat anësore dhe përfundon në kanal, humb jetën 28-vjeçari

Gjyla Halili

Sukat e M’Kushit – kujtesa e një beteje dhe nderimi për dëshmorët e Kelmendit

Gjyla Halili

Moti sot, vranët dhe me riga shiu

admin