AKTUALE

Memorandum bashkëpunimi mes NP Agro-Berza dhe Byrosë për Metrologji

NP AGRO-BERZA Shkup është institucioni të cilin e drejton Nimetulla Ramadani me të cilin sot 🤝 nënshkruam memorandum bashkëpunimi me Byronë për Metrologji.
Më saktë, pikat e bashkëpunimit janë:
▶️ Drejtimi i kontrollit të saktësisë së matësve, të cilat përdoren për matje ligjore,
▶️ Shkëmbimi i informatave rjedhëse për organizimin e programeve dhe seminareve të ndryshme trajnuese,
▶️Zbatimin e përvojave ndërkombëtare
▶️ Organizimin e trajnimeve kombëtare dhe ndërkombëtare
▶️Përpilimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta
▶️ Pjesëmarrje e përbashkët para ograneve dhe institucioneve shtetërore
▶️ Shkëmbimin e të dhënave, diturive dhe përvojave
▶️ Përpilimin e projekteve të interesit të përbashkët dhe pjesëmarrje para donatorëve të mundshëm, etj.

✅️ Duke u nisur nga përvoja jonë si drejtues të institucioneve, bashkë me drejtorin Ramadani u dakorduam se bashkëpunimet ndërinstitucionale japin efikasitet në punë dhe suksese të përbashkëta, në realizimin e misioneve dhe vizioneve tona si institucione!

Banner

Related posts

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së do të mbajë mbledhje sot, deri tani nuk u bisedua për këmbim të resoreve pas largimit të ASH-së nga Qeveria

Gjyla Halili

Shqipja në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Po sfidohet kombi

Gjyla Halili

Bashkësia lokale Pallçisht: Projekti i ujësjellësit bllokohet nga kryetari i komunës së Bogovinës

Gjyla Halili