AKTUALE

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, zhvillon takim me deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Bardh Spahia

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, zhvilloi sot një takim vëllazëror dhe konstruktiv me deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Bardh Spahia.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe në rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të identitetit kombëtar dhe kulturor të tyre. Palët diskutuan gjithashtu për nevojën e forcimit të përfaqësimit institucional të shqiptarëve në Mal të Zi.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe aktivizimit të Grupeve Parlamentare të Miqësisë ndërmjet dy parlamenteve. U vlerësua se këto mekanizma janë të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe avancimin e interesave të përbashkëta.

Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e dialogut të vazhdueshëm dhe mbështetjes së ndërsjellë, si faktorë kyç për promovimin e vlerave demokratike dhe për proceset integruese europiane të të dy vendeve.

Në përmbyllje të takimit, Nënkryetari Camaj shprehu mirënjohje për gatishmërinë e z. Spahia për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve, si dhe për vlerësimin e arritjeve të deritanishme.

Ja postimi plotë:

🇦🇱
Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim vëllazëror dhe konstruktiv me deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Bardh Spahia.
Ishte ky një rast për të shkëmbyer mendime mbi tema me interes të përbashkët, me theks të veçantë në pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi, në ruajtjen e identitetit kombëtar, avancimin e përfaqësimit institucional, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Po ashtu u theksua edhe rëndësia e aktivizimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Grupeve Parlamentare të Miqësisë të Kuvendit të Malit të Zi dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si një mekanizëm i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe avancimin e interesave të përbashkëta, duke vlerësuar se mbështetja e ndërsjellë dhe dialogu i vazhdueshëm janë faktorë të rëndësishëm, jo vetëm për promovimin e vlerave demokratike, por edhe për sigurimin e integrimit europian të këtyre dy shteteve.

Falënderoj z. Spahia për takimin dhe gatishmërinë për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve tanë, por edhe për vlerësimin e të arriturave tona të deritashne.

Banner

Related posts

Kuvendi miratoi huamarrjen nga Hungaria në vlerë prej 500 milion euro

Gjyla Halili

E rëndë/ Një nxënëse u dha 25 mijë euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të sëmurë

Gjyla Halili

Plani i VLEN, çfarë po përgatitet?!

Gjyla Halili