AKTUALE

Ambasadori Denion Meidani përshëndet Memorandumin e Bashkëpunimit mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetit “Nënë Tereza”

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka përshëndetur nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, duke e vlerësuar atë si një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve akademike dhe shkencore ndërmjet dy vendeve.

Sipas ambasadorit Meidani, ky memorandum krijon bazën për një bashkëpunim më të gjerë ndëruniversitar, duke hapur mundësi të reja për studentët, profesorët dhe projektet e përbashkëta kërkimore.

Ai theksoi se arsimi dhe shkenca mbeten ura të rëndësishme bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa shprehu bindjen se memorandumi do të pasohet nga marrëveshje konkrete dhe iniciativa të përbashkëta që do të sjellin përfitime të ndërsjella për të dy institucionet.
Meidani përgëzoi rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, dhe rektorin e Universitetit “Nënë Tereza”, Prof. Dr. Bekim Fetaji, për vizionin dhe angazhimin e tyre në ndërtimin e këtij partneriteti akademik.
Nënshkrimi i memorandumit konsiderohet një tjetër hap në thellimin e bashkëpunimit arsimor dhe kulturor mes dy vendeve, me fokus të veçantë në zhvillimin e arsimit të lartë dhe mobilitetin akademik.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi me fushatë model për Tetovën: “Bashkë për Tetovën” po vendos standard të ri në politikë

Gjyla Halili

Kovaçevski premton rrogë mesatare 1000 euro dhe

Gjyla Halili

Bdi reagon ndaj manipulimeve të koalicionit VLEN mbi çështjen e gjuhës shqipe

Gjyla Halili