Lajme

VLEN: Shqiptarët kishin nevojë për një forcë më të madhe, jo për një parti më shumë

Koalicioni VLEN ka deklaruar se krijimi i tij erdhi si përgjigje ndaj nevojës për bashkimin e faktorëve politikë shqiptarë rreth një vizioni të përbashkët, duke theksuar se qytetarët për vite me radhë kanë dëgjuar premtime për unitet, por kanë parë pak gatishmëri për të vendosur interesin e përgjithshëm mbi atë partiak.

Në një komunikatë për media, VLEN vlerëson se nuk u krijua për të shtuar një subjekt të ri në skenën politike shqiptare, por për të bashkuar energjitë, potencialin dhe vullnetin politik të shqiptarëve.

“Për herë të parë, pesë forca politike vendosën të tejkalojnë dallimet dhe të ndërtojnë një projekt të përbashkët politik. Një projekt që buron nga besimi i qytetarëve në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Strugë, Dibër dhe në çdo vendbanim shqiptar ku kërkohet përfaqësim i ndershëm, zhvillim dhe dinjitet”, thuhet në komunikatë.

Nga VLEN theksojnë se koalicioni përfaqëson një alternativë moderne të qendrës së djathtë, të mbështetur në vlerat e familjes, punës, meritokracisë, zhvillimit ekonomik dhe përgjegjësisë në qeverisje.

Sipas tyre, në një periudhë kur politika shpesh karakterizohet nga përçarjet dhe interesat e ngushta, ata kanë zgjedhur rrugën e bashkimit dhe të interesit qytetar.

“Shqiptarët nuk kishin nevojë për një parti më shumë. Kishin nevojë për një forcë më të madhe. Kishin nevojë për VLEN”, theksohet në fund të komunikatës.

Banner

Related posts

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Admin2

Vdekja e Agan Asanit, shoferi i makinës rezulton pozitiv në lëndë narkotike

Admin2

Goditja e SPAK ndaj grupit të dyshuar për trafik kokaine nxjerr në skenë emrin e Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për një projekt në Palasë

Admin2